Organizata gjermane "Help", rikthehet me projekte të reja në Bujanoc
Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka qëndruar një delegacion nga organizata gjermane "Help" për të diskutuar vazhdimin e punës në vendin tonë.Fjala është për ndarjen e granteve për biznesin me vlerë deri në 2.000 euro dhe renovimi i shtëpive për familjet e rrezikuara ose ato të kthyera nga azili”, thuhet në njoftimiin e komunës së Bujanocit.
Sipas këtij njoftimi të interesuarit mundë të drejtohen në zyrën për zhvillim ekonomik local për informacione shtesë lidhur me grantet potenciale, shkruan Titulli.com.
Organizata Help është një organizatë humanitare gjermane e themeluar në vitin 1981 ndërsa aktivitetin në Serbi e ushtron nga viti 1999 në fushën e ndihma socio-ekonomike.
Në komunën e Bujanoct kjo organizatë ka funksionuar deri në vitin 2014 dhe ka shpërndarë subvencione të ndryshme për hapjen e vendeve të reja të punës./Titulli.com/